v3to1|DESIGN|
 
ForumiForumi  PortalliPortalli  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista e AnėtarėveLista e Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Kujdesi per floket

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
::valushja::
Princess
Princess


Numri i postimeve: 451
Join date: 29/01/2008

MesazhTitulli: Re: Kujdesi per floket   Sun Feb 03, 2008 9:08 pm

Hithra


Nė mjekėsinė popullore hithra njihet si mbretėresha e bimėve mjekėsore, pėr shkak tė efekteve tė saj pozitive nė shėrimin e disa sėmundjeve. Pėrdorimi i kėsaj bime gjatė periudhės sė pranverės ndihmon nė pastrimin e gjakut dhe te tė sėmurėt me anemi.
Nė kozmetikė ndihmon kundėr rėnies sė flokut dhe zbokthit. Personat qė kanė probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokės me lėngun qė pėrftohet nga zierja e hithrės.

Ėshtė mirė qė larja tė kryhet dy herė nė javė dhe tė vazhdojė deri nė eliminimin pėrfundimtar tė zbokthit.

Larja e kokės me ujin e hithrės kėshillohet edhe pėr ata qė kanė probleme me rritjen e ngadaltė tė flokut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
::valushja::
Princess
Princess


Numri i postimeve: 451
Join date: 29/01/2008

MesazhTitulli: Re: Kujdesi per floket   Sun Feb 03, 2008 8:57 pm

Maske me qumesht



Njė maskė shumė e mirė ėshtė edhe pėrdorimi i qumėshtit tė lopės. Pasi e keni zier qumėshtin mund tė lagni gjithė gjatėsinė e flokėve dhe ta mbani mbi flokė pėr njė periudhė 1 orėshe. Mė pas floket shpėlahen me ujė tė ngrohtė. Kjo maskė i jep flokut shkėlqim dhe e bėn mė tė fortė e tė shėndetshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
::valushja::
Princess
Princess


Numri i postimeve: 451
Join date: 29/01/2008

MesazhTitulli: Re: Kujdesi per floket   Sun Feb 03, 2008 8:55 pm

Maske me veze dhe vaj ulliri

Duhet tė dini se vaji i ullirit dhe veza janė pėrbėrės ushqimorė qė ndikojnė shumė nė forcimin e flokut tonė. Veēanėrisht miksi qė arrihet mes tė verdhės sė vezės dhe vajit tė ullirit, i cili preferohet tė jetė i prodhuar nė vend. Pėr flokėt e shkurtėr pėrdoren 3 tė verdha veze dhe 3 lugė vaj ulliri. Pasi e verdha e vezės me vajin e ullirit miksohen me njėra tjetrėn vendosen mbi flokė
me anėn e njė furēe flokėsh, nė ēdo sasi floku dhe lihet nė tė pėr njė periudhė kohore prej 60 minutash. Pas kėsaj, floku lahet me ujė tė ngrohtė duke fituar kompaktėsi, ushqim dhe shkėlqim. Pėr flokėt e gjatė pėrdoren
6 tė verdha veze dhe 6 lugė vaj ulliri, dhe mbahet pėr periudhėn 1 orėshe dhe mė pas shpėlahet me ujė tė nxehtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
::valushja::
Princess
Princess


Numri i postimeve: 451
Join date: 29/01/2008

MesazhTitulli: Re: Kujdesi per floket   Sun Feb 03, 2008 8:53 pm

FLOKĖT NORMALĖ

Janė atėherė kur nuk kanė anomali nė rrėnjė dhe nė gjatėsinė e tyre. Flokėt janė tė shkėlqyeshėm, tė fortė dhe tė shėndetshėm. Ideale pėr to ėshtė kur ne i kemi gjithnjė nė ekuilibėr, duke pėrdorur produkte delikate nė larjen dhe pastrimin e tyre, por pa dyshim dhe nė trajtim. Ėshtė mirė tė mos pėrdorim shampo dhe balsame shumė agresive, dhe njė herė nė muaj tė pėrdorim maska ushqyese.



FLOKĖT E THATĖ

Thatėsia e flokėve varet nga shkaqet fiziologjike ose dhe nga shkaqet ambientale. Shumė herė floku ėshtė i thatė sepse nuk lubrifikohet mirė nga organizmi, por mund tė bėhet i thatė dhe pėr shkak tė diellit, erės, si dhe pėr shkak tė mungesės sė lagėshtisė sė ajrit qė e privojnė atė nga hidratimi.
Flokė tė tillė dallohen sepse janė tė ashpėr, tė thatė me fije nė rrėnjė dhe nuk rrinė bukur. Trajtimet e ashpra e keqėsojnė akoma dhe mė shumė punėn. Dhe kėto janė tharja me fon, drejtimet me piastėr, dekolorimet dhe permanenti. Flokėt e thatė kanė gjithnjė dy fije dhe kėputen menjėherė. Qė ti kthejmė nė tė shėndetshėm duhet ti trajtojmė me prodhime hidratuese
dhe tė ėmbla. Maskat qė duhet tė pėrdoren nė kėtė rast janė me bazė avokadoje, vaji dhe veze.



FLOKĖT ME YNDYRĖ

Kur flokėt kanė njė pamje prej vaji dhe tė ndritshme, qė duken sikur peshojnė shumė dhe bėhen pis menjėherė, natyra e tyre ėshtė flokė i yndyrshėm. Ky fenomen ndodh pėr shkak tė njė sekrecioni tė shpeshtė, dhe vjen nga natyra e brendshme e organizmit, por vjen dhe si rrjedhim i stresit tek njeriu, mėnyra e tė ushqyerit dhe smogu ambiental. Kush ka kėto lloj flokėsh pėrpiqet ti
lajė shpesh, bile dhe tė gjitha ditėt:kini kujdes nga sapuni i tepėrt sepse sjell njė pėrkeqėsim tė situatės. Produktet qė duhet tė pėrdoren tek floku i yndyrshėm janė specifike pėr flokėt me yndyrė dhe pėr larje tė shpeshta. Nėse ka njė problem shėndetėsor duhet ti drejtoheni dermatologut, nė mėnyrė qė ky i fundit tė vendosė njė trajtim tė personalizuar. Pėrdorimi i njė ēaji me nėnexhik pėrpara se tė shpėlani i ndihmon flokėt. Gjithashtu dhe esenca e qiparisit ndihmon shumė sepse riekuilibron lėkurėn e flokut.



FLOKU ME ZBOKTH

Zbokthi, qė shihet mbi flokė vjen si rrjedhim i njė shqetėsimi tė vėrtetė dhe ka tė bėjė me shpėrbėrjen e lėkurės sė kokės, dhe njė shkėmbim i shpejtuar i lėkurės sė kokės. Nė kėto raste flokėt janė shumė tė dobėt, dhe shpesh bashkė me zbokthin kemi dhe shtim tė kruarjes sė kokės dhe yndyrė. Shkaqet vijnė qė nga mėnyra e tė ushqyerit deri tek problemet psikologjike.
Trajtimet duhet tė jenė specifike dhe delikate, nė mėnyrė qė tė mos e rėndojmė fenomenin e zbokthit. Mund tė ndihmojnė nė kėtė rast maska
me vaj dhe me masazh. Nėse fenomeni rritet duhet tė
shkohet tek mjeku. Ndihmojnė dhe maskat me rozmarinė, apo me hidhra qė
pėrdoren pas larjes.







FLOKĖT E TRAJTUAR

Flokėt e trajtuar dhe tė lyer kanė njė nevojė tė veēantė pėr pėrkujdesje. Pėrbėrėsit qė pėrdoren nė lyerje, nė drejtimindhe pėrbėrėsit e permanentit
i dobėsojnė. Shampoja duhet tė jetė shumė delikate dhe specifike, sepse ajo pėrbėn karakteristikat e trajtimit dhe nė tė njėjtėn kohė mbron kurorėn e flokėve. Pėr ti dhėnė ndriēim dhe peshėn e duhur mund tė provojmė njė maskė
me vaj bajamesh ose arrash.


FLOKĖT QĖ BIEN

Tė gjitha flokėt bien nė periudhėn e pak viteve, duke u zėvėndėsuar gjithnjė me tė reja. Nė vjeshtė kemi njė rritje tė rėnies sė flokėve. Faktori
ėshtė stinor dhe zgjat disa javė, nė rast tė kundėrt duhet tė pėrdorim ushqime qė rrisin formimin e keratinės. Pėr kėtė hėrben proteina, glicina dhe
ēistina, oligoelementėt, si dhe vitaminat apo aminoacidet.
Shampot qė duhet tė pėrdoren duhet tė respektojnė
lėkurėn dhe ti japin vitalitet. Vaji kryesor qė mund tė pėrdoret
si popullor ėshtė ai i borzilokut i cili stimulon rritjen e flokut. Njė zgjidhje qė
mund tė bėhet vetė nė shtėpi ėshtė tė fėrkosh lėkurėn e kokės me disa lugė raki, njė trajtim qė duhet bėrė nė mbrėmje dhe duhet larė nė mėngjes. Nė vend tė rakisė ka njerėz qė pėrdorin dhe lėngun e zier me rozmarinė.


KOKA TULLĖ

Rėniet e flokėve prekin si burrin dhe gruan dhe shkaqet janė gjithnjė tė lidhura me faktorė hormonalė dhe gjenetikė. Nė rast se kokėn e keni tullė
duhet tė pastroni me shumė kujdes lėkurėn e saj. Duhet tė pėrdorni trajtime me baltė termale pėr bukurinė e lėkurės sė kokės. Mund tė pėrdorni
dhe ujin e rozmarinės dhe tė eukaliptit pėr flokėt qė nuk
duan t’ju rriten.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
::valushja::
Princess
Princess


Numri i postimeve: 451
Join date: 29/01/2008

MesazhTitulli: Kujdesi per floket   Sun Feb 03, 2008 8:52 pm

Njė njeri i shėndetshėm ka nga 100 000 deri 130 000 qime flokėsh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra nė javė. Ushqimi i keq dhe sėmundjet e ndėrpresin procesin e rritjes sė flokėve. Ėshtė thelbėsore mbajtja e higjienės pėr flokun. Me kėtė duhet tė kuptohet zgjedhja e shampos sė pėrshtatshme pėr tipin e flokut. Nuk ėshtė e kėshillueshme ndėrrimi i shpeshtė i llojit e shampos. Nėse flokėt i lyeni, boja duhet aplikuar sė pari nė njė tufė tė vogėl flokėsh pėr shmangien e efekteve anėsore. Shtatėdhjetė pėr qind e meshkujve nė botė, sipas studimeve, vuajnė nga rėnia e flokėve. Sipas specialistėve, pėrveē trashėgimisė, fajin pėr kėtė e ka edhe hormone testosterone, i cili ėshtė armiku numėr njė pėr rėnien e flokėve.



Flokėt rriten pėr dy deri tre vjet pėrpara se tė bien. Rėnia e flokėve tė vjetėr ėshtė krejt natyrale. Nga pori prej tė cilit ra floku i vjetėr zakonisht pas njė farė kohe del njė qime e re floku. Nė njė ditė njerėzve mund t“u bien 150 qime flokėsh. Ka shkaqe tė ndryshme qė shkaktojnė rėnien e flokėve, si ndonjė sėmundje infektoze, pėrdorimi i njė ilaēi tė caktuar etj. Kur rėnia e flokėve nuk ėshtė gjenetike ose e lidhur me sėmundje, parandalimi i kėtij fenomeni ėshtė i mundur duke ndjekur disa kėshilla. Fenomeni fillon nė moshėn nė mes 20 deri 30-vjeēėve. Flokėt bėhen mė tė dobėt, bien nė mėnyrė masive dhe nuk dalin mė tė rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnė nga rėnia e flokėve. Fajin pėr kėtė e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.



Rėnia e flokėve mund tė shkaktohet edhe nga trashėgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me njė enzimė tė caktuar dhe shndėrrohet nė njė dihidrotestosteron, apo siē emėrohet ndryshe DHT. Kjo futet nėpėrmjet gjakut qė riqarkullon nė rrėnjėt e flokėve dhe ngujohet aty. DHT jo vetėm pengon rritjen e flokėve, por edhe ndalon daljen e flokėve tė rinj. Me kalimin e kohės, poret mbyllen krejt. Rreth 20 pėr qind e femrave nė botė vuajnė nga rėnia e flokėve, zakonisht njė femėr mund tė humbasė flokė vetėm nėse kalon stres, pėrdor bojė tė keqe, nuk i ushqen flokėt ose dhe nėse pėrdor drogėra tė ndryshme. Kurse 30 vjeē ėshtė mosha mesatare kur nis fenomeni i rėnies sė flokėve. Specialistėt tregojnė se, realisht fenomeni nis qė nė moshėn 20-vjeēare, kohė kjo kur nė kokėn e njeriut fillojnė tė pėrdoren produkte tė ndryshme kozmetike.


Propecia, njė mjet kundėr rėnies sė flokėve


Propecia ėshtė njė lloj medikamenti i zbuluar kohėt e fundit. Ai bėn tė mundur bllokimin e enzimės qė lidhet me testosteronin, duke e penguar kėshtu kėtė lidhje. Numri i DHT nė lėkurėn e kokės pakėsohet kėshtu me dy tė tretat. Kjo bėn qė tė ndalojė rėnia e flokėve nė pjesėn mė tė madhe tė burrave dhe nė shumė raste arrijnė rrėnjėt e flokėve tė rigjenerohen dhe tė prodhojnė flokė tė fuqishėm si mė parė. Jo pak, por 150 fije floku, ėshtė sasia qė u bie tė gjithė njerėzve nga koka thuajse ēdo ditė, dhe nė pranverė dhe nė vjeshtė ky numėr ėshtė edhe mė i lart. Nėse kjo shifėr shtohet atėherė tė gjithė personat duhet tė shqetėsohen. Ndėrkohė qė 2 milimetra nė javė zgjatet floku i njeriut, nėse ai dėmtohet me produkte jo tė pėrshtatshme kozmetike (si pėr meshkuj ashtu edhe pėr femra), atėherė ai kėputet po kaq milimetra gjatė javės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 

Kujdesi per floket

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tė rejat :: Lifestyle-