v3to1|DESIGN|
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Adelina Ismajli i kthehet skenes

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
::valushja::
Princess
Princess


Numri i postimeve : 451
Join date : 30/01/2008

MesazhTitulli: Adelina Ismajli i kthehet skenes   Tue Feb 05, 2008 12:40 am

Pėr herė tė parė pasi i vranė tė dashurin, ėshtė ngjitur nė skenė pėrpara publikut kėngėtarja kosovare Adelina Ismajli. Ajo ka dalė para njė mase shumė tė madhe njerėzish nė Gjilan, nė tubimin elektoral qė po mbante Lidhja Demokratike e Kosovės, nė kuadėr tė fushatės zgjedhore. E veshur tėrėsisht nė tė zeza, e grimuar pak dhe me flokė tė mbėrthyer mbrapa kokės, Adelina ka kėnduar dy kėngė, “Ushtarit tim” dhe kėngėn “Ushtrinė time do ta bėj me Ibrahim Rugovėn”, kėngė kėto qė kanė ngritur nė kėmbė sallėn, qė pėrcolli performancėn e saj me shumė duartrokitje dhe inovacione. Adelina nuk ka folur asgjė para simpatizantėve tė LDK-sė, ndėrkohė qė ka patur absolutisht vėmendjen e tė gjithėve.

Ēdokush ishte kurioz tė shihte kėngėtaren, gjėndjen e saj pas kaq e kaq kohėsh e mbyllur nė shtėpi. Syri vigjilent nuk i ka shpėtuar asnjė detaji qė kishte lidhje me Adelinėn. Tė gjitha lėvizjet e saj ndiqeshin me kujdes, madje nga hutimi pėrgjatė minutave qė kėndoi nuk ka patur asnjė koment nga tė pranishmit, duke I lėnė ato pėr mė vonė, pas tubimit. Ajo gjithnjė ka kėnduar nėpėr fushatat zgjedhore tė LDK-sė dhe njihet si njė adhuruese e flaktė e kėtij subjekti politik, e nė veēanti pėr presidentin e ndjerė Ibrahim Rugova. Nė fakt askush nuk e priste qė kėngėtarja e mirėnjohur tė dilte tani nė skenė, por si gjithnjė ajo ka ditur tė befasojė publikun. Adelina edhe kėsaj radhe ėshtė paraqitur e fortė dhe guximshme.
Bėhet fjalė pėr njė kohė tė gjatė qė nuk ka bėrė asnjė hap nė karrierė, ndėrkohė qė flitej se ajo po vuante nga njė sėmundje e rėndė, dhe se po shėrohej diku jashtė shtetit. Pėr mė tepėr zėrat flisnin se njė periudhė kohe ajo i ishte kushtuar vetėm lidhjes sė saj me tė dashurin, policin tashmė tė ndjerė Triumf Riza. Por pas vdekjes sė Rizės, me tė cilin Adelina ishte nė lidhje pėr njė kohė tė gjatė, ajo nuk ka folur asnjėherė pėr mediat, dhe nuk ka komentuar asnjė nga thashethemet pėrfshirė edhe atė se ajo po priste njė bebe, nga lidhja me Triumfin. Por nuk ėshtė fshehur nė ditėn kur u bė varrimi, ku ėshtė parė duke qarė mbi varrin e tij, ndėrsa nė pėrkujtimet qė i ka bėrė tė dashurit nėpėr tė pėrditshmet kosovare, ėshtė betuar se amanetin e tij do ta ēojė deri nė fund.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Adelina Ismajli i kthehet skenes
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Albert Zholi: Intervistė me poeten e parė shqiptare Adelina Mamaqi
» Faruk Tasholli: Me tetovarėt nė Gjermani - Kush ma i pari bani...
» Adelina Dardha: Poezi dashurie "Ndjenje". Gezuar vitin e ri 2010!
» Adelina nė gjyq me kėngėtaret sllave
» Adelina Dardha: Poezi " E ėmbla ime nėnė" Gezuar nėnė diten e lindjes sot me 14 Shkurt. Me mall tė puth.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tė rejat :: VIP-
Kėrce tek: