v3to1|DESIGN|
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Vetulla te reja...!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
::valushja::
Princess
Princess
avatar

Numri i postimeve : 451
Join date : 30/01/2008

MesazhTitulli: Vetulla te reja...!   Tue Feb 05, 2008 7:23 pm

Dy lapsa pėr t’i rregulluar, njė xhel pėr t’i krehur, njė furēė pėr t’i bėrė tė dendura dhe tė plota: ėshtė gjithēka qė tė duhet pėr tė krijuar dy harqe perfekte mbi sy dhe pėr t’i dhuruar vėshtrimit personalitet dhe pak mister



Lamtumirė vetullave tė holla. Nėse dėshiron tė jesh nė modė, objektivi pėr stinėn e re ėshtė t’i bėsh tė duken tė rritura nė mėnyrė qė tė vizatojnė nė hark natyral. Grimi i vjeshtės frymėzohet nga look-u i diveve tė viteve ’60, e para ndėr tė gjitha, Audrey Hepburn. Edhe shumė yje tė Hollivudit qė nga Nicole Kidman tek Penélope Cruz e kanė pėrqafuar fort tendencėn e re. Kanė filluar tė shfaqen me vetulla tė dendura, jo shumė tė harkuara, natyrale nė pamje, edhe pse nė fakt janė shumė tė kuruara. Sepse vetullat tė japin karakter dhe shprehin personalitet. Le tė shohim teknikat pėr tė pasur dy harqe tė dendur dhe perfektė.



Bėj matjet

Vetullat e plota nuk do tė thotė vetulla tė egra. Prandaj, mos shpreso tė braktisėsh njėherė e mirė pincetėn: duhet ta pėrdorėsh gjithsesi. Por vetėm pėr tė formuar harkun natyral, jo pėr ta ndryshuar rrėnjėsisht. Para se tė fillosh tė rrallosh vetullat, ėshtė e rėndėsishme tė pėrkufizosh dimensionet, qė duhet tė jenė nė harmoni me tė gjitha tiparet e fytyrės. Pėr tė krijuar pesėn parėsore tė harkut, imagjino njė linjė qė, duke filluar nga flegra e hundės, ngjitet drejt rrėnjės sė hundės. Pėr tė saktėsuar gjatėsinė, linja nga e njėjta pikė nisjes duhet tė shkojė drejt tėmthave, duke prekur bishtin e syrit. Njė mėnyrė e thjeshtė pėr tė bėrė kėtė matje ėshtė tė marrėsh dy lapsa dhe t’i pėrdorėsh si vizore: mbahen tė bashkuar pranė vrimės sė hundės dhe hapen nė qoshe, nė mėnyrė qė tė kalojnė nė pikat e treguara. Pėr tė pėrcaktuar pikėn mė tė lartė tė harkut, shiko drejt dhe imagjino njė vizė, qė gjithmonė nga vrima e hundės, ngjitet derisa takon qerpikun duke pėrshkuar mes pėr mes beben e syrit.



Provo formėn

Lėvizja e parė pasi tė kesh bėrė matjet, ėshtė tė maskosh me njė laps tė bardhė ose bezhė, qimet e ērregullta qė duhet tė hiqen. Nė kėtė mėnyrė arrin tė krijosh njė ide pėr rezultatin final. Mund tė bėhen edhe korrigjimet e nevojshme. Harku nuk duhet tė jetė shumė i sforcuar ose i ekzagjeruar, ndryshe humbet ekuilibri i fytyrės. Pėr t’i dhėnė njė pamje tė rregullt vetullave pa i holluar, duhet tė eliminohen tė gjitha qimet qė duken pak tė izoluara, si nėn hark si sipėr tij, nė zonėn drejt tėmthave. Zona e fillimit, pranė hundės, nė fakt duhet lėnė natyrale: hiqen vetėm qimet e rritura pėrgjysmė.



Pėrdor pincetėn

Mėnyra mė e mirė pėr tė hequr vetullat ėshtė pėrdorimi i pincetės. Mė mirė ta shmang pėrdorimin e strishave, sepse rrezikon tė dėmtosh formėn e harkut. Dhe mos provo tė heqėsh vetullat para se tė bėsh trukun, sepse lėkura skuqet. Mė mirė lėre pėr nė darkė, para se tė shkosh nė shtrat. Kėshtu lėkura ka kohė pėr t’u rikuperuar. Kur heq vetullat, tendose mirė lėkurėn me gishta dhe hiqe qimen me njė veprim, gjithmonė nė drejtim tė rritjes. Sepse qimet tentojnė tė rriten nė drejtimin nė tė cilin janė shkulur. Dhe nė fund dezinfekto mirė pincetėn me alkool.



Shto volumin

Nėse vetullat nuk janė tė dendura nė mėnyrė natyrale, mund tė rregullohen me truk. Pėrdoret njė laps specifik me dy tonalitete mė tė ēelura, duke iu pėrshtatur ngjyrės sė vetullave, dhe nė zonėn ku janė mė tė rralla bėhen vijėzime me laps nė drejtim tė qimeve. Mė pas shumohen me njė furēė. Pėr ta parė mė tė plotė zonėn pranė hundės, pėrdoret njė hijezues pa shkėlqim, qė jep njė efekt plotėsie mė natyral sesa lapsi. Pėr ta shpėrndarė, mund tė pėrdoret njė penel nė mėnyrė tė tėrthortė. Kalo njė vel tė hollė pluhuri edhe nė zonėn ku ke vizatuar, kėshtu truku i lapsit zgjat mė shumė dhe u jep vetullave njė pamje tė sfumuar dhe jo tė vizatuar. Dhe nė fund pėrdor njė xhel specifik, qė ruan rregullsinė e vetullės dhe fikson ngjyrėn.



Korrigjo defektet

Vetullat e dendura nuk janė vetėm nė modė. Ato tė ndihmojnė edhe pėr tė zvogėluar disa defekte tė vogla. Falė dendėsisė tė tyre, shkurtojnė njė ballė shumė tė lartė dhe nxjerrin mė nė pah sytė mė formė tė futur. Pėr ta bėrė mė proporcionale njė fytyrė tė gjatė, duhet t’i krehėsh nė mėnyrė qė kulmi i harkut tė spostohet drejt tėmthave dhe duhet tė zgjatet paksa bishti. Nėse fytyra ėshtė e shkurtėr dhe jo me formė tė rregullt, krihet pjesa qendrore drejt lartėsisė pėr tė theksuar harkun dhe shkurtohen ekstremitetet. Nė tė gjitha rastet, pėr tė kompletuar korrigjimin, vendos njė sasi tė bollshme rimeli si nė qerpikėt e sipėrm si nė ata tė poshtmit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Vetulla te reja...!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tė rejat :: Lifestyle-
Kėrce tek: