v3to1|DESIGN|
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Esht vertet ai i duhuri?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
::valushja::
Princess
Princess


Numri i postimeve : 451
Join date : 30/01/2008

MesazhTitulli: Esht vertet ai i duhuri?   Tue Feb 05, 2008 7:27 pm

E do, por ndonjėherė pyet veten nėse ke bėrė vėrtet zgjedhjen e duhur? Ja dhjetė pyetje qė duhet t’i bėsh vetes pėr tė kuptuar nėse ēifti juaj funksionon mrekullisht mirė. Jo ndonjė filozofi e madhe. Por gjėra qė ndeshen nė jetėn e pėrditshme




Je e dashuruar e mbi kėtė nuk ka pikė dyshimi. Por sa mė shumė lidhja bėhet e fortė dhe intensive, aq mė shpesh njė pyetje tė fanitet nė mendje: ai do jetė vėrtet i duhuri? Nėse pėr t’u kuptuar do ishte kaq e thjeshtė, ndarjet dhe divorcet nuk do ishin nė rend tė ditės.



Gjithsesi sipas shkrimtares amerikane Susan Swimmer, njė mėnyrė e thjeshtė pėr tė zbuluar nė do funksionojė mes jush, ekziston. Ka nxjerrė njė manual: “Ėshtė ai i duhuri? 101 pyetje qė do tė tė shpien te e vėrteta, cilado ajo qoftė!” Ja atėherė dhjetė mė thelbėsoret pėr t’i bėrė vetes.



1. A ndihet ai burrė me fat?

Njė mashkull qė mendon se ėshtė me fat ėshtė njė njeri qė pėrcjell pozitivitet e mirėnjohje dhe kjo nuk mund tė gjenerojė tjetėr veēse njė atmosferė tė gėzueshme. Por ajo qė ka mė shumė rėndėsi ėshtė nėse, mbi tė gjitha, ai ndihet me fat qė tė ka ty nė jetėn e vet. Sepse njė mashkull qė e mendon kėshtu, e adhuron partneren. Ēfarė fati mė tė madh (pėr ty) do kishte?



2. Mendon se mund t’ia dalėsh tė pėrballosh defektet e tij?

Tė gjithave na bezdis te partneri diēka. Ai pi drejtpėrdrejt nga shishja? Grumbullon gazeta tė vjetra pa fund? Nuk kombinon asnjėherė pantallonat me kėmishėn, kur ti e di mirė qė mundet tė bėjė me gardėrobėn qė ka? Le mos tė shtojmė mė. Gjithmonė do ketė ndonjė huq qė na vjen tė bėrtasim me sa kemi nė kokė. Megjithatė, t’i pranosh ato, bėn pjesė nė dashurinė qė ke. Mos lejo qė veset e tij tė pengojnė tė shohėsh partnerin e sinqertė, tė dashuruar qė tė respekton.



3. A e di cilėn pjesė tė trupit tėnd pėlqen mė shumė ai?

Nė rast se di tė pėrgjigjesh menjėherė (pa pyetur atė) qė pėlqen shpatullat e tua tė ngushta, harkun e barkut tėnd kur je e shtrirė apo faqet qė, sipas tij, janė pjesa mė e butė e fytyrės tėnde, do tė thotė qė ta ka thėnė mė shumė se njė herė. Kjo ėshtė njė pikė e fortė nė favorin tėnd...



4. Do ta pėrdorte pikėn e fundit tė qumėshtit pėr kafen e vet?

Ka kaluar natėn pa gjumė, u nis vonė pėr nė punė, me gjithė problemet e veta nė kėtė fushė, i ėshtė dashur tė zgjedhė vetė kravatėn e pėrshtatshme pėr takimin e punės: po qumėshtin e fundit nė kuti nuk e ka pėrdorur, e ka lėnė pėr kafen tėnde. Eshtė njė nga ata tipat qė e di ē’ėshtė “tė konsideruarit”. Nė rast se ai mban parasysh nevojat e tua dhe e tregon nė gjeste tė vogla qė thonė ‘po tė mendoj’, do tė thotė se e di sa tė ēmuara pėr janė lidhjet.



5. Di tė mbajė njė sekret?

Sekretet nuk janė tė gjithė njėlloj, kjo dihet. Disa mund tė tregohen, tė tjerėt ėshtė mė mirė t’i mbash deri nė varr. Qė ti je dehur njė mbrėmje, kjo mund tė thuhet kur jeni duke qeshur me miqtė, por qė ti ke pasur njė sėmundje seksuale, ėshtė njė sekret qė nuk duhet rrėfyer kurrė. Ajo qė ka rėndėsi, ėshtė qė ju tė dy jeni nė njė mendje mbi kėtė ēėshtje e dini t’i kategorizoni sekretet nė tė njėjtėn mėnyrė.

6. A di se sa para ka ai?

Jo nė qindarka, sigurisht, por njė ide pėr gjendjen e tij financiare. Sepse do tė thotė qė keni folur hapur me njėri-tjetrin, ndershmėrisht. E jo qė ti ke parė fshehurazi letrat e tij tė bankės...

7. Tė ka parė nė formėn mė tė keqe?

Pa grim. Me flokėt krejtėsisht pa formė. Po flasim pėr anėn tėnde estetike mė tė keqe, qė tek ty ka efektin e njė kokteili qė pėrgatitet duke pėrzierė depresionin, nervozizmin e lodhjen ezauruese! Do me thėnė, atė anėn tėnde, me tė cilėn askush nuk do donte tė kishte tė bėnte. Mirė pra, nė rast se ai ka pasur kėnaqėsinė tė tė shohė njė nga kėto herė (tė paharrueshme) dhe ia ka dalė ta kalojė, ėshtė pa dyshim njė mashkull pėr t’u shtrėnguar pas vetes!

8. Tė puth duke shfaqur siguri?

Njė puthje e hutuar, dhėnė pa pėrfshirje, ėshtė si njė shtrėngim i ftohtė dore. Dhe puthja mė e lehtė dhe e butė ka nevojė pėr siguri.

9. Ėshtė tip argėtues?

Njė mashkull alegro ėshtė njė qė e do jetėn. Qesh me batutat, vlerėson ushqimin e mirė, i pėlqen tė argėtohet e tė kėrcejė kur ėshtė nė humor. Ka njė moskokėēarje prej adoleshenti njė mashkull i tillė, qė e lejon gjithmonė tė kapė ēastin. Por dhe tė shohė si duhet ata qė e rrethojnė e t’u japė hapėsirė mundėsive qė i prezantohen nė jetė.

10. A e vendos rripin e sigurimit?

Pyetja e ka njė shkak. Tė vendosėsh rripin e sigurisė, nė fakt ėshtė njė veprim i thjeshtė qė bėn tė kuptosh se sa kujdeset pėr veten dhe jetėn e tij njė njeri. Pak a shumė si tė hash perime apo tė lyhesh me krem mbrojtės. Duhet veē njė minutė, por ėshtė pėr jetėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Esht vertet ai i duhuri?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Artiola Toska:"Kam pesė vjet e martuar, tani dua njė fėmijė"
» Migjeni: Kafshatė qė s'kapėrdihet asht or vlla mjerimi
» Sterpikja nga qerbelaja
» Burbuqe Thaēi: Sherri i mikut tė mirė nė ditėt e vėshtira!
» Ēka ėshtė stresi?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Zona pėr bisedė :: Dashuria-
Kėrce tek: