v3to1|DESIGN|
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Paraqitja e jashtme..!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
::valushja::
Princess
Princess


Numri i postimeve : 451
Join date : 30/01/2008

MesazhTitulli: Paraqitja e jashtme..!   Sat Feb 16, 2008 5:56 pm

Sipas psikologeve evolucionore grate edhe burrat shtyhen nga parapelqime te cilat jane trasheguar brez pas brezi per miljona vjet. Sipas kesaj "psikologjie te kohes se gurit" grate terhiqen nga burrat e fuqishem dhe te gjate te cilet mund t'u vinin ne mbrojtje - ndersa burrat nga grate e reja dhe te bukura. Per te dyja gjinite bukuria duket se vlen si nje shenje e pavetedijshme qe flet mbi "gjene te shendosha", gje te cilen e pohojne edhe etnografet e fushes humane.

Keta kane hetuar ne hollesi se ēfare tiparesh te fytyres vlenin si terheqese per te dyja gjinite dhe perse.


Njeriu kujdeset te duket bukur duke fshire rrudhat e fytyres, rritur gjoksin artificialisht apo duke u ushtruar per te vene muskuj. Te gjitha keto i bejme qe te tjeret te na pelqejne, para se gjithash gjinia e kundert.




Gjate takimit te pare femra do te vereje mashkullin nese ky eshte trupmadh, shpatullgjere, i sjellshem dhe a do jape ndonje shenje ne fytyre qe te tregoje se ai eshte i shendetshem, qe nuk eshte i mbushur me parazite dhe qe nuk ka nje sistem te dobet imunitar. Ai duhet te tregohet i sinqerte, i vetesigurt dhe i shkathet si dhe kur t“i afrohet femres, veshtrimi i tij duhet te jete miqesor dhe i hapur.


Grate te cilat ne kohet e lashta zgjidhnin si partnere gjuetare dhe mbrojtes te zote kishin shanse me te medha qe femijet te mos u vdisnin nga uria. Femijet e tyre mbijetuan duke trasheguar prirjet e te emave te tyre permes gjeneve pergjate mijera brezave deri ne ditet e sotme.


Mashkulli, pa e bere me qellim, brenda nje kohe te shkurter i hedh nje shikim para e mbrapa trupit te femres per te pare nese e ka te asaj qe njihet figure ore rere. Dhjami ne vendin e duhur ne trup tregon se gruaja zoteron energjine dhe qumeshtin e nenes te nevojshme per te lindur pasardhes te suksesshem. Pra parapelqimi qe ka mashkulli per disa kurbezime te trupit te femres behet ne baza te kohes se gurit. Hetimet e bera kane treguar se sot meshkujt parapelqejne femra qe kane permasa te permbajtura nga beli tek ija. Femrave me forma ekstreme nuk u hidhen syte.


Burri dhe gruaja nuk jane aspak te vetedijshem mbi keto rregulla te mesiperme kur jane duke zgjedhur partnerin. Sjellja e tyre shtyhet nga programe te pavetedijshme. Kur fillon ajo qe quhet "flirt" atehere tashme eshte marre vendimi. Dhe ky vendim merret qe ne ēastet e para, sepse ne jemi ne gjendje te shohim se si na paraqitet tjetri. Nje rol teper te rendesishem ne kete vendim luan vleresimi qe i behet fytyres se tjetrit. Te gjithe njerezve pavaresisht se ciles race i perkasin, moshe apo seksi terhiqen nga te njejtat shenja te fytyres.


Keto ishin perfundimet qe dolen nga nje hetim amerikan i permasave te medha mbi 37 kultura.

Tek grate zakonisht shenjat e nje shendeti te mire shihen tek dhembet e bardhe, syte e shkelqyer dhe lekura e lemuar.
Nje studim tjeter ka treguar se ne kerkojme partnere te cilet duken te ndershem kur i shikon ne fytyre. Gjithmone eshte gruaja ajo qe eshte skeptike kur duhet te zgjedhe sepse do te jete ajo qe do te jape me teper nga ana biollogjike ne rastin e nje shtatzanie.
Jane shume gjerat qe duhen perputhur, jo vetem paraqitja dhe karakteri - edhe harmonia ne bashkeveprim mund te luante nje rol te madh ne zgjedhjen e partnerit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Paraqitja e jashtme..!
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vullkani qė po sjell ferrin (Foto)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tė rejat :: Lifestyle-
Kėrce tek: