v3to1|DESIGN|
 
ForumForum  PortalliPortalli  CalendarCalendar  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Turqit mbesin pa YouTube

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
v3to1
Admin
Admin


Numri i postimeve : 204
Join date : 29/01/2008
Age : 26
Location : Kosovė - Istog

MesazhTitulli: Turqit mbesin pa YouTube   Tue Jan 29, 2008 11:45 pm


Turqit mbesin pa YouTube

Gjykata turke ua ka ndaluar turqve qasjen nė shėrbimin YouTube, sepse aty janė paraqitur video incizime tė cilat fyejnė Mustafa
Kemal Ataturkun, babanė e Turqisė. Kjo ėshtė hera e dytė qė Turqia ka bėrė njė lėvizje tė tillė.
Nė Turqi ėshtė e paligjshme tė fyhet Ataturku, portreti i tė cilit varet nė tė gjitha zyrat qeveritare edhe pse kanė kaluar pothuajse 70 vjet nga vdekja e tij.

Shfrytėzuesit tė cilėt kanė dashur t’i qasen YouTube-it i ka pritur lajmėrimi nė gjuhėn angleze dhe turke mbi vendimin e gjykatės, sipas tė cilit YouTube ėshtė ndaluar qė nga 17 janari.

Sipas mediave turke, nė YouTube po zhvillohet luftė virtuale nė mes tė Turqisė dhe Greqisė, ndėrsa arsyeja e ndalesės sė tij ka qenė njė video-material nė tė cilin paraqiten Ataturku dhe turqit si homoseksualė. Videoja fyese dhe reagimet ndaj saj janė larguar nga YouTube.

Marsin e kaluar YouTube ka qenė i bllokuar pėr dy ditė nė Turqi, gjithashtu pėr shkak tė incizimeve tė cilat kishin fyer Ataturkun. Pas fshirjes sė incizimeve kontestuese, turqit kanė mundur qė sėrish tė kenė qasje nė YouTube. Kėsaj radhe nuk ėshtė e qartė sa do tė vazhdojė kjo ndalesė.

Turqia nuk ėshtė vendi i vetėm e cila e ka bllokuar shėrbimin YouTube. Vitin e kaluar, qeveria tajlandeze ka bllokuar qasjen nė kėtė faqe pėr katėr muaj rresht, pėr shkak tė incizimeve tė cilat kishin fyer mbretin tajlandez, Bhumibol Adulyadej.

Nė maj tė vitit tė kaluar marokenėt nuk kanė mundur tė kenė qasje nė YouTube pasi qė disa shfrytėzues kishin vendosur njė video incizim i cili kritikon mėnyrėn se si Maroko trajton banorėt e Saharės Perėndimore. Arsyetimi zyrtar i mospasjes qasje nė kėtė shėrbim ka qenė - problemet teknike, por nuk ėshtė sqaruar natyra e tyre, e as fakti qė kėto telashe teknike e kishin prekur vetėm YouTube.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.v3to1.tk
 
Turqit mbesin pa YouTube
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Izet ABDYLI:Avdi Krasniqi, aktualisht Kryetar nderi i KF''Ferronikeli" nė Drenas-Portreti i njė sportisti tė devotshėm
» Kadare e Agolli nuk pajtohen pėr "turqit vėllezėr"
» Mizoritė e Ballkanit: Ja si dhunuan turqit femrat nė trojet shqiptare (Foto)
» Sylė Mujaj:TURQIT NUK JANĖ ARMIQ POR HOXHA ĖSHTĖ MATRAPAZ I RREZIKSHĖM
» Rrahje mes ashkalinjėve dhe shqiptarėve nė Fushė Kosovė, ka tė plagosur

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tė rejat :: Teknologjia-
Kėrce tek: